Grupi "Wagner" juridikisht nuk ekziston!!!
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se në Rusi, grupe ushtarake private si “Wagner” formalisht nuk ekzistojnë. Gazeta “Kommersant” citon Putin të jetë shprehur se për ekzistencën e tyre nuk ka një ligj në Rusi, ndonëse në praktikë këto grupe janë.
Grupi “Wagner” ekziston, por është juridikisht joekzistent. Legalizimi formal është një çështje e ndarë që duhet adresuar nga Duma dhe qeveria. Është një çështje e ndërlikuar
citohet ai.
Kjo është një deklaratë që ka edhe aspektin groteskt, pasi pak ditë pas puçit të Prigozhin, Putin deklaroi prerë se të gjitha paratë për grupin “Wagner” janë dhënë nga buxheti i shtetit. Në cilën marrëdhënie juridike është bërë atëherë kalimi i parave, këtë vetëm Putin mund ta shpjegojë.
Add new comment