Azilkërkimi rrëzon qeverinë në Hollandë
Koalicioni qeverisës në Hollandë ka rënë për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje për migracionin. Diskutimi ka vijuar prej muajsh rreth mënyrës së menaxhimit të numrit në rritje të azilkërkuesve dhe kufizimit të tyre, por kriza u shpërfaqë kur dy parti në koalicion kundërshtuan propozimin e kryeministrit Mark Rutte për të vështirësuar procedurat e bashkimit familjar.
Migracioni është një çështje e madhe politike dhe sociale. Ne kemi qenë të paaftë të gjejmë një marrëveshje mbi këtë çështje dhe kemi vlerësaur bashkarisht se mbështetja politike për koalicionin është zhbërë
citohet Rutte.
Në këtë vit pritet që në Hollandë azilkërkimi të arrijë në 70 mijë. Me rënien e qeverisë është njofuar mbajtja e zgjedhjeve të reja në muajin nëntor.
Add new comment