Kandidatët për zëvendësimin e Tsipras

Dorëheqja e Alexis Tsipras nga drejtimi i Syrizas ka hapur lojën e pasuesit të tij. Gazeta e djathtë greke, “Kathimerini” shkruan se ndër emrat kryesorë për ta zëvendësuar Tsipras janë Efi Achtsioglou, që ka qenë minister e Punës në vitet 2016-2019 dhe është 38 vjeç.
Pason ish-ministri i Financave, Euclid Tsakalotos, një akademik i njohur në sferën ndërkombëtare, për të vijuar me Alexis Haritsis, një 46 vjeçar që ka mbajtur detyrën e sekretarit të Përgjithshëm për Investimet Publike, Rena Dourou, ish-guvernatore e Atikës.
Nasos Iliopoulos, Gabriel Sakellaridis dhe Dionysis Temboneras janë tre emra të tjerë në garë, krahas spekullimeve për ish-ministrin e Shëndetësisë, Pavlos Polakis.
Add new comment