Një skenar potencial për një Luftë të re të Ftohtë
Kina është në bisedime me autoritetet kubane për të krijuar një bazë në Kubë, e cila do të shërbejë për të spiunuar Shtetet e Bashkuara. Dy zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë folur për Politico.eu, thonë se ky zhvillim provokues ka bërë që ligjvënësit të heqin paralele me Luftën e Ftohtë.
Zyrtarët në fjalë thonë se Kina ishte në bisedime direkte me Kubën për të ngritur një bazë në ishull, vetëm 100 milje nga Shtetet e Bashkuara. Kjo do t'i lejonte Pekinit të mbledhë sinjale të inteligjencës në pjesët juglindore të Amerikës, zonë ku ndodhen shumë objekte ushtarake dhe industriale.
Kjo bazë mund të kthehet në kërcënim për përpjekjet e administratës Biden për të "shkrirë" marrëdhëniet e saj të ftohta me Pekinin.
Sipas marrëveshjes, të cilën WSJ raporton se Pekini dhe Havana e kanë arritur, Kina i paguan Kubës miliarda dollarë për objektin. Dy zyrtarët në fjalë i thanë POLITICO-s se nuk mund të konfirmonin se kishte një marrëveshje të finalizuar, vetëm se Kina ishte në diskutime me Kubën për akses.
Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes, i cituar nga Politico, tha se Pentagoni është i vetëdijshëm për përpjekjet e Kinës për të investuar në infrastrukturë në mbarë botën, përfshirë hemisferën perëndimore, që mund të kenë qëllime ushtarake dhe do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet.
Anëtarët e Kongresit në SHBA shohin ngjashmëri me “lojërat” e dikurshme të Bashkimit Sovjetik.
Bashkimi Sovjetik ka pasur sajtin e tij më të madh të inteligjencës së sinjaleve në Lourdes, pak jashtë Havanës, një strukturë që u mbyll pas vitit 2001. “Nëse synon Kina ta rihapë atë, kjo do të jetë edhe një herë baza më e madhe e spiunazhit”, thotë republikani Mike Waltz (R-Fla.), anëtar i Komitetit të Zbulimit dhe Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. "Nëse kjo nuk është provë e mjaftueshme se ne jemi në një Luftë të re të Ftohtë, nuk e di se çfarë mund të jetë tjetër."
Në vitin 1962, Shtetet e Bashkuara zbuluan raketa sovjetike në Kubë, çka prodhoi krizën famëkeqe që e çoi botën në prag të luftës bërthamore.
Add new comment