Kurti ka mbështetje të pakufizuar nga SHBA, Britania dhe Gjermania. Apelit i mungon Franca
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dalë në një intervistë në Tv Prva, ku ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Në një shfaqje karakteriale të tijën, Vuçiç ka bërë interpretimin regjizorial të pamjeve të shpërndara në mbarë botën e ku shihen huliganë që qëllojnë mbi KFOR-in.
Siç e mendoj, kjo është një pamje e zgjedhur gabimisht. Kundër serbëve. Ato nuk tregojnë momentin ku mund të shihet se kush e nisi konfliktin. Kjo u bë nga policia e të ashtuquajturës Kosovës, jo NATO. Ata u përpoqën ta tërheqin Igor Simiçin brenda sikurse Radoshin dhe Dushanin. Ti tërheqin për t’i çuar në anën e tyre të kordonit. Policia qëlloi Dragisha Galjakun, ai ka fëmijë, ai u bë me mbesë tre javë më parë. Ata thuajse e vranë atë, doktorët luftuan për jetën e tij. Të gjithë u hoqën sikur kjo nuk ndodhi. Të vetmet imazhe që pamë ishin atë të ushtarëve të lënduar të NATO-s. Nuk është faji I tyre, por i vetmi që u qëllua është Dragisha Galjak, nesër do shkoj ta vizitoj
ka thënë ndër të tjera Vuçiç.
Mund të kuptohet pozita e këtij njeriu që pas frymëzimit të bërë për dhunën në protestë, sot detyrohet të marrë në mbrojtje dhunuesit njësoj si Manastiri i Deçanit që fliste për pushtim të institucioneve. Është koha që serbët të zgjohen nga gjumi, pasi çdo zhurmë në këtë drejtim nuk ka për të prodhuar gjë. Vuçiç ka folur më tej për mbështetjen e pakushtëzuar që ka Albin Kurti në Perëndim. Sipas tij:
Ai di se çfarëdo lloj gjëje të bëjë, amerikanët, anglezët dhe gjermanët do të thonë se e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës duhet të ruhet, se serbët nuk duhen lejuar të rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, nuk duhen lejuar ushtria dhe policia e Serbisë të kthehet
Është megjithatë interesante të vihet në dukje fakti se Vuçiç nuk rendit francezët si mbështetës të pakushtëzuar të Kosovës.
Add new comment