Saliu nuk është Zgjidhja!
Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje
Ky është slogani i ri i Rithemelimit. Sektori i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha. Ka 30 vjet që dëgjojmë zhurmën për zgjedhje të lira, aq sa të vjen të thuash: nuk i dua zgjedhjet fare. Por megjithatë meqë jemi të zgjedhjet, pse nuk hap njëherë Rithemelimi zgjedhjet brenda vetes, sepse humbi. Humbi thellë. E pastaj të flasë për kauzën e demokracisë.
Nuk ka asgjë aksidentale në këto. Sali Berisha është i pakorrigjueshëm dhe tani ka humbur edhe kontaktin me realitetin. Bashkë me të vetët që janë mbyllur në një kullë ku nanurisin përrallën që u pëlqen. Duke harruar dhe mos parë se tashmë mesazhi që vjen nga elektorati është:
Saliu nuk është Zgjidhja!
E rëndësishme është që Saliun e hoqi vota, jo Lulzim Basha me ambasadoren amerikane që prodhuan kaq kosto në këtë vend. Këtu mbaron detyrimi për të mirëkuptuar lojën politike të Berishës. Përtej, mbetet ballafaqimi elektoral.
s.zaimi
Comments
Saliu
Qe Saliu nuk eshte zgjidhja, e kemi pare qe ne vitin 1991 kur populli votoi bindshem PPSh dhe PD e Saliut humbi thelle. I vetmi vend ish komunist qe mbajti me vote ne pushtet sistemin e konsumuar komunist. Pastaj ne 1994 referendumi i Saliut per kushtetuten deshtoi keq edhe pse PD kishte pushtet te forte. E keshtu me rradhe populli gjithmone vendosi me vote kunder Saliut per 32 vite me rradhe. Edhe fitoret e tij te pakta ishin kaq te zbehta e artificiale sa duket sikur PS ka bere marreveshje per rotacionin me nderkombetaret, ne 1992 apo 2005. Pra Saliu kurre nuk ka qene zgjidhja!
Tani shtrohet pyetja: Kush e mban ne kete pozite Saliun, qe vetem me propogande anti-Sali fitohen thelle zgjedhjet? Pra kush eshte anti-Saliu qe mban Saliun ne skene 32 vite me rradhe dhe e mund sa here qe do? Duket me problematik anti-Saliu se Saliu! Sepse Saliu duket sikur ben lojen e tij dhe sillemi ne nje vorbull konstante per kaq shume vite!
Me fal, po...
Eshte interesant fakti qe argumenti jot e ka brenda kunderargumentin. DIhet qe Saliun e solli ne keto pozicione Ramiz Alia, si komunist i besuar dhe i devotshem qe ne rrethanat qe u krijuan ne 1990 mishin edhe mund t'ua hante po kocken do t'ia ruante. Saliu e permbushi per bukuri misionin e tij. Tashti te vime tek anti-Saliu, qe ti nuk ia ze emrin (ke frike, apo turp nuk kuptohet). Edvin Ramen, antiSaliun, e solli Fatos Nano, me thonj te paprere nga nenurat e Parisit. Pse? Kush e urdheroi? Per cfare arsye? Kush ia pa talentet antiSaliut, te cilit ia lehtesuan jeten duke mbajtur Saliun neper kembe? Pra kush? Kush po e mban Saliun qe te lehtesoje jeten e antiSaliut, pra Edvin Kristaq Rames. Pra problemi nuk eshte kush e mban Saliun. problemi eshte ky "kushi" perse e mban Saliun, qe te beje koqen e palles Edvini? i bie qe problemi nuk eshte Saliu, problemi i vertete eshte antiSaliu.
Cdo argument qe nis me "Saliu
Cdo argument qe nis me "Saliu.." eshte thjeshtezim fyes per situaten ne te cilen ndodhet opozita. Zgjidhja e vetme eshte vota e lire - ky eshte nje thjeshtezim gjithashtu, por logjik dhe i vertete. Eshte bere kasaphane elektorale; cdo diskutim qe impostohet ne gjetjen e fajtoreve tek opozita eshte fyes per inteligjencen. "Saliu" (dhe jo "Berisha" cka do te ishte thjeshte korrekte) meqe ra fjala, perdoret rendom nga socialistet, politike apo mediatike dhe me raste te edhe nga renegatet e "tribuse" se vet politike; ja prsh, e perdor Basha, Alibeaj dhe analistet e tyre; perdoret kaq rendom, sa prek si padashje edhe te tjere qe nuk jane te vetedijshem per skutherine ne kete detaj te lojes se ndyre propagandistike.
Per ironi ky "Saliu" eshte nder te rrallet qe ka nje mendjekthjelltesi ndaj situates paszgjedhore: eshte bere masaker me voten thote ai, dhe ka plotesisht te drejte; punojme per te zbardhur permasen e vertete te saj; pasketaj, thote po ay, i kthehemi vetes per te pare se cka nuk ka shkuar mire; dhe shejtanbudallenjve qe bejne sikur nuk e dine, u pergjigjet me statutin e grupimit te tij politik, kur i kerkojne doreheqjen. Mund te duket ironike per disa, por qe kur nisi turin e foltoreve, ky Saliu ka ndjekur cdo procedure deri ne detaje, ka zbatur cdo norme e rregull, ne te gjitha aspektet. Kerkesa per ikjen e "Saliut" eshte shume fyese , jo per te, por per ata qe e votojne ate; eshte fyese per elektoratin demokrat. Kjo na zbulon se ne mendjen e ketyre kerkuesve, elektorati demokrat eshte nje turme qe i vete pas verberisht Saliut; keshtu, duke i kerkuar Saliut te ike, keta tradhetojne deshiren per ta kontrolluar vete kete horde te verberish.
Saliun nekrye te PDse e
Saliun nekrye te PDse e mbajne horrat e tij dhe farefisi. Nga keta te fundit jane ata qe dikur kishin poste si shefa komisariati, drejtore e nepunes shteti por tashme kane humbur postet si pasoj e korrupsionit.
Jane edhe serv8le te tjere qe tek Saliu shohin Hyun qe ka yll ne balle, si dikur baballaret e tyre per Enverin. Kur Saliu te ngordhi, shpirterisht do te ngordhin edhe keta.
Add new comment