Plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 31 Maj, 2023 12:53

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Forumin e Bratislavës se Bashkimi Europian po mendon një plan të ri zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, von der Leyen, ka mbajtur në vëmendje rajonin tonë që sipas saj është prekur nga pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Sot unë prezantoj një nismë të re për të përfituar nga ky moment i rëndësishëm në rajon. Është një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor…që ngrihet mbi katër shtylla. Së pari, të afrohet Ballkani Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së. Së dyti, thellimi i integrimit ekonomik rajonal, së treti përshpejtimi i reformave themelore dhe së katërti rritja e fondeve të para-anëtarësimit

ka thënë von der Leyen.

Comments

Submitted by Adnan (not verified) on

Shume abstrakte kjo fjala e zyrtares evropiane.
Afrim me BE cfare do te thote? Marreveshje doganore? Unifiki
Treguesh...
thellimi i integrimit ekonomik rajonal Mos eshte open Balkan? Pervec serbi-kosove ku tjeter ka nevoje qe BE te luaje ndonje rol per rritjen e bashkepunimit rajonal?
përshpejtimi i reformave themelore, avazi i hjithmonshen. Keni punuarmire por keni akoma shume rruge.
rritja e fondeve të para-anëtarësimit. Kjo po, por mos i japin per trajnime e kso gjerash, se peh hekurudha ne jemi jashte, gazifikim jashte, green energy jashte, rruge na ionale jashte, industri e lehte e ushqimore jashte. Porte e turizme i bejme vete, e therrazim dhe AbuDabin per asistence
Tani, er cfare po fliste kjo zonja?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.