Lajme opozitare për sanksione të BE-së

Në një postim në tuiter ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi citon burime nga BE-ja sipas të cilave të paktën 3 shtete anëtare po përgatisin paketë për ndërprerej të fondeve IPA për Kosovën dhe pezullim të liberalizimit të vizave.
Postimit i është përgjigjur raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon që deklaron se nuk e ka dëgjuar një lajm të tillë, por prekja e këtyre dy elementëve as mund të imagjinohet.
Njoftime si këto të Selimit janë vazhdim i disa analizave që kanë nisur dje në Kosovë, sipas të cilave BE-ja po përgatitet për sanksione ndaj Kosovës. Siç shihet opozita e Kosovës po luan me situatën dhe aktorë të huaj ndoshta për të imponuar ndryshime në qeverinë e vendit. Patriotizëm i zakonshëm shqiptar!
Add new comment