Urime për fitoren, por buka nuk hahet me këtë soj!
Me fitoren vjen vjen edhe kolona zanore përkatëse. Në zgjedhjet e shkuara ishte Damian Gjiknuri me fjalët « tërmet tërmet » që shenjoi rezultatin në memorie. Sepse një fjalë në momentin e caktuar vjen e identifikon ngjarjen vetë. Sot duket se kjo fjalë zbret nga Dibra në Devoll, ku ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndër të tjera citohet të ketë thënë:
Devolli sot tregoi që fitorja ka qenë këtu, ka qenë në zemrën e çdo devolliu. Unë kam patur gjithmonë besim…Ne fitoren nuk e duam për ca të nënës dhe ca të njerkës, për ne fitorja është për të gjithë. Devolli është i punës, njerëzit puëntorë të Devollit që janë më punëtorët në Shqipëri, nuk kanë se si të mos mbështesnin progresin
Është ndër ato klishetë e përhershme, skenike që të kujtojnë urimet apo ngushëllimet në ceremoni të ndryshme.
Se për çfarë e do pushtetin partia e z. Peleshi këtë e di shumë mirë kushdo që jeton në këtë vend. Ndaj në emër të njerzillëkut minimal: urime për fitoren, por mos u hiqni si murgj dhe predikues në këtë vend!
Se nëse ka një arsye pse buka nuk hahet me këta si Peleshi dhe soji i tij, nuk është vetëm politika, por edhe një dashurim pas vetes për të bërë moral dhe marë pozat e mësuesit. Është tepër sidomos kur jeton në ngushticë si Shqipëria.
s.zaimi
Comments
Pse ankohesh. Ty buken ta jep
Pse ankohesh. Ty buken ta jep Sala
Ik o llum kthehu nga kasollja
Ik o llum kthehu nga kasollja. Na tregoke buken ti, shurreuthull.
Add new comment