FBI çmonton Turla-n, njësinë kryesore të hakerimit të kundërzbulimit rus
Një rrjet kompjuterësh të hakeruar kanë furnizuar Rusinë me informacion mbi vendet perëndimore për rreth 20 vjet. FBI zbuloi sot se ka nxjerrë jashtë funksionit rrjetin që spiunët rusë e kanë përdorur prej vitesh për të marrë informacione sensitive nga të paktën 50 vende, përfshirë qeveritë e vendeve të NATO-s.
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, FSB, dyshohet se e ka përdorur mjetin e sofistikuar të hakerimit për të depërtuar në agjencitë diplomatike dhe ushtarake të SHBA dhe perëndimore për gati dy dekada.
FBI përdori një urdhër gjykate të hënën për të ndërprerë aksesin e rusëve në rrjetin e kompjuterëve në SHBA që hakerët po përdornin për të marrë fshehurazi informacion në të gjithë botën, bën të ditur CNN.
Grupi rus i hakerëve që u godit nga FBI, i njohur si Turla, mendohet se është një nga njësitë më elitare të spiunazhit kibernetik në shërbimet e inteligjencës ruse. Mjetet e Turlas janë përfshirë në një ndërhyrje në rrjetet ushtarake amerikane në mesin e fundit të viteve 1990 dhe hakerimin e Komandës Qendrore të SHBA në 2008.
Add new comment