Assad fiton/Liga Arabe voton ripranimin e Sirisë
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë votuar së fundmi një vendim për ripranimin e Sirisë në organizatë. Vendimi u mor në një takim me dyer të mbyllura në Kajro të Egjiptit dhe ai sinjalizon vullnetin për të normalizuar lidhjet dhe marrëdhëniet me presidentin Bashar al-Assad. Katari ka kundërshtuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Assad pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian. Ministri i Jashtëm jordanez ka kërkuar që Sirisë t’i vihen kushte duke cilësuar si procesi i rikthimit do të jetë i vështirë dhe sfidues.
Siria u pezullua nga Liga me nisjen e protestave në vitin 2011 që përshkallëzoi në një luftë civile ku u përfshinë me financime direkt disa fuqi të Gjirit. Arabia Saudite ka tërhequr kundërshtimin e vet pas marrëdhënieve të reja me Iranin, mentori I Assadit në konflikt, ndërkohë që vendimi vet zyrtarizon heqjen dorë nga veprime të mëtejshme destabilizuese në Siri nga fuqitë rajonale.
Add new comment