Vetëizolimi retorik i Vuçiç
Presidenti serb Alexander Vuçiç po merr pëherë e më tepër rolin e një luftëtari për pavarësinë e vërtetë serbe, duke u ndeshur verbalisht me Perëndimin që sipas tij e ka vënë Serbinë në një pozitë të vështirë llogardhënieje. Thuajse çdo javë, z. Vuçiç u pësërit serbëve se e gjitha kjo po ndodh për shkak të politikës së pavarur të Serbisë, të cilën ai e mbron me çdo kusht, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç përsërit parreshtur këngën se integrimi europian nuk ka alternativë për Beogradin.
Kësaj radhe mesazhi i z. Vuçiç lidhet me zgjedhjet në veriun e Kosovës dhe raportin kritik të Parlamentit Europian ndj Serbisë. Sipas tij, arsye për raportin është politika e Beogradit për të mos i vënë sanksione Rusisë, diçka që ka të vërtetën e vet padyshim. Ndërkohë për zgjedhjet në Veri të Kosovës, ku ai tha se do të marrin 1% e zgjedhësve por që do të interpretohen si shprehje e demokracisë.
Dhe unë do t’i përgëzoj për këtë
ka shtuar ai.
Për të qëndruar te raporti, Vuçiç ka vënë në dukje problemin e dokumentit me vlerësimet për ekonominë serbe që sipas tij vendos një standard jobjektiv.
Ndonëse mbetet pas vendeve më të zhvilluara europiane, ekonomia serbe po e zvogëlon atë hendek sepse po rritet me një ritëm më të lartë krahasuar me ekonomitë e tyre dhe se borxhi public është më i ulët sesa Eurozona dhe mesatarja e BE-së
ka thënë ai.
Add new comment