Lufta në Ngushticën e Tajvanit, skenar horror për botën

Postuar në 15 Prill, 2023 00:18

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka cilësuar përshkallëzimin e mundshëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit si një skenar të tmerrshëm për mbarë botën. 
Ajo i bëri deklaratat pas një takimi me homologun kinez Qin Gang dhe si argument për të ajo solli faktin se 50% e fluksit tregtar global kalon në atë zonë. 

Ne po i shohim me shumë shqetësim tensionet në rritje në Ngushticën e Tajvanit

është shprehur ajo ndër të tjera. 

Në qëndrimin e vet ministri kinez, Qin ka bërë një lloj replike teksa ka vënë në dukje se vendet që duan të respektojnë politikën e një-Kin(që e konfirmoi edhe Baerbock) duhet të kundërshtojnë vendosmërisht pavarësinë e Tajvanit. 

Më tej Qin ka bërë thirrje që Perëndimi të mos i japë leksione Kinës për të shtuar se “nuk ka një standard uniform për të drejtat e njeriut”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.