Të biem dakord që çështjet me Greqinë t'i çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar gjatë një interviste për "A Haber Tv", se Ankaraja është dakord për adresimin e problemeve me Greqinë në Gjykatën e Hagës, por me kushtin që aty të çohet një paketë e gjithë, jo vetëm një çështje.
Në detin Egje është çëstja e ishujve sovraniteti i të cilave nuk është përcaktuar, ka shkelje që i kam përmendur më parë. Është çështja e hapësirës ajrore ku grekët pretendojnë 10 milje në vend të 6 miljeve. Ka disa deklarata që përmendin zgjerimin e ujërave territorial nga 6 milje në 12 milje. Të gjitha këto çështje mosmarrëveshjesh nuk janë zgjidhur prej vitesh. Ministria e Jashtme turke propozon një paketë zgjidhjeje për të gjitha këto. Në mënyrë që këto çështje të referohen në një gjykatë ndërkombëtare, Turqia dhe Greqia duhet të bien dakord. Ne nuk duhet të jemi selektivë për këtë gjëra, tensionet do të rriten pashmangshëm sërish
ka thënë ai.
Idenë e kalimit në gjykatë të çështjeve mes të dyja vendeve e ka pranuar edhe kreu i opozitës greke, Alexis Tsipras që pretendon të rikthehet në pushtet me zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi.
Add new comment