Një guidë për seksin oral nga Christina Aguilera
Në një rrëfim shumë intim në episodin e ri të podcast-it “Call Her Daddy”, këngëtarja Christina Aguilera tregoi se ndryshe nga sa mund të jetë menduar për vajzën që kërcente me bikini dhe çizme lëkure, ajo ka qenë ndër të fundit e bashkëmoshatareve që humbi virgjërinë.
Ishte më vonë nga sa mund të mendonit, pavarësisht se unë isha vajza që këndova “Dirty” e të tjera si kjo.
Jam rritur me kaq shumë opinione, kaq shumë njerëz që më thonin si duhej të isha. Nuk doja të ndiqja rregullat e tyre,” vazhdoi ai. “Dua të zotëroj seksualitetin tim. Për veten time. Seksualiteti është një gjë e bukur. Dhe ne duhet të kujdesemi për këtë si gra për t'u siguruar që t'i japim përparësi vetes dhe asaj që seksualiteti do të thotë për ne, sepse çdo grua është e ndryshme.
Një yll i muzikës së viteve 2000, Aguilera sot 42-vjeçare, nuk ka asnjë kompleks për seksin.
Kur dua ta bëj? Varet nga gjendja. Por në mëngjes dhe në dush.
Aguilera rrëfen se është një anëtare krenare e "Mile High Club", njëfarë zhargoni për ata që përlqejnë seksin në aeroplan.
Në aeroplan, seksi mund të jetë argëtues. Nuk mund ta besoj që nuk më kanë kapur kurrë.
Aguilera thotë se sekreti për seks të mirë është të njohësh veten dhe preferencat e tua, si dhe të jesh me një partner të gatshëm për të eksploruar.
Dhe në këtë pikë ndalet te seksi oral.
Më pëlqen ta gëlltis. Është vërtet gjë e mirë, sperma ka shumë proteina.
Ka djem që nuk u pëlqen t'i prekësh atje poshtë. Ka të tjerë që duan t'u bësh gjëra brutale. Ka nivele të ndryshme.
Kohët e fundit, ajo ka lançuar markën Playground, e cila shet lubrifikantë në një shumëllojshmëri aromash.
Add new comment