Një marrëveshje me këmbë argjili

Postuar në 19 Mars, 2023 20:15
Paskal Milo - Ish-ministër i Jashtëm

 

Ajo çfarë u arrit mbrëmë vonë në Ohër mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti, me ndërmjetësinë e BE-së dhe mbështetjen amerikane, pasuroi arsenalin e hipokrizisë diplomatike dhe fondin e metodave të negocimit diplomatik. Nuk pretendohej që të zgjidhej thelbi i krizës sic filluan kritizerët profesionistë e politikë të mbushnin portalet me komente. Veç të kishte vërtet një skicë të qartë e të besueshme të rrugës ku do të ecet në ditët e javët në vijim. 

Dakordësia publike, ky term novator që u shpik për t'i vënë si kapele një akti të imponuar, ishte në rrethanat e kontekstin ku u zhvilluan bisedimet një veprim me rreze afatshkurtër. Këtë Dakordësi fare mirë mund ta quajmë një urë me këmbë argjili që vështirë se mund ta ketë jetën të gjatë.

Patericat e BE e të Shteteve të Bashkuara për ta mbajtur në këmbë vështirë se do të funksionojnë për shumë kohë. Kjo marrëveshje “xhentëlmenësh”  e arritur në vilën e një ish-superxhongleri politik jugosllav si Tito është iluzioni optik i një kompromisi historik.

Në thelb një varkë shpëtimi për të hedhur përkohësisht lumin e trazuar nga tallazet e stuhisë ruso-ukrainase që përplasen në Ballkanin Perëndimor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.