Takimi i parë që nga nisja e luftës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/03/2023030208034-64009edb866dd7e46d364017jpeg_2023_03_02_19.jpg?itok=Rj22HMrm)
Në nisje të samitit të G20 në Indi, dy ministrat e jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë, janë takuar për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Agjencia “Reuters” raporton se Blinken i ka kërkuar Lavrov të ndalojë luftën dhe të prapësojë vendimin për anullimin e traktatit të ri START për armët strategjike. Takimi ka qenë në fakt spontan, 10 minuta bisedë në këmbë, pra jo në format delegacioni.
I thashë ministrit të jashtëm se pavarësisht se çfarë ndodh në botë apo në marrëdhëniet tona, SHBA do të jetë përherë e gatshme të angazhohet dhe veprojë për kontrollin e armëv strategjike, sikurse bëri dikur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në kulmin e Luftës së Ftohtë
është shprehur Blinken.
Politika e tanishme duket se kërkon të mbajë kontakte me Kremlinin për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e globit përmes një modeli të konsoliduar në dikur.
Add new comment