A mund të shmanget pandemia e H5N1?
Revista shkencore “Nature” i kushton vëmendje së fundmi eventualitetit të një pandemie të re për njerëzimin. Asaj të shkaktuar nga gripi i shpenëve. Kjo nisur edhe nga parashikimet se një pandemic e tillë do të mund të kishte pasoja fatale në masë, krahasuar edhe me pandeminë e CoVid-19. Një djalë 11 vjeç p.sh vdiq në Kamboxhia pasi u prek nga gripi i shpendëve, ndërkohë që është raportuar se virusi ka lëvizur nga një specie gjitarësh te një tjetër dhe ka shkaktuar vdekje në masë te shpendët dhe luanët e detit në Peru. Në SHBA në vitin 2022 e më pas kanë ngordhu ose janë vrarë mbi 50 milionë zogj pulash dhe një numër i tillë edhe në Europë për shkak të sëmundjeve apo përpjekjeve për të ndalur ato.
Pyetje që shtrohet a mund të ndalohet një pandemi e re?
Kjo do të varet në fakt nga sjellja e qeverive të cilat veprojnë me mënyra të ndryshme për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve. Vaksinimi i shpendëve ka një problem serioz ekonomik pasi ai i bën ato të njohen si pozitive duke dëmtuar ndjeshëm tregtinë. Në proces janë aktualisht disa vaksina të reja, ndërkohë që sugjerohet që fermerët të shtrojnë varietetin e shpendëve që mbajnë.
Duke qenë se vaksinimi i kolonive të shpendëve të egër është i vështirë, çështja kalon te shpendët e domestikuar. Nga ana tjetër askush nuk di të thotë me siguri se çfarë do të ndodhë me njerun që ka në sistemin e vet variante të vjetra të virusit H5N1, diçka që sugjeron se pandemi me një virus të tillë mund të ketë shanse të ulëta.
Mjetet për të përballuar një pandemi të tillë ekzistojnë siç janë vaksinat kundr gripit të shpendëve, ndërkohë që edhe Tamiflu është provuar efektive ndaj H5N1, ndonëse pyetja që shtrohet është nëse do të duhet parandaluar një pandemi me mjetet që kemi, apo të presim deri sa ajo të vijë. Në kontekstin e një pandemie si ajo që lamë pas, problemi kryesor megjithatë është besimi tek ekspertët dhe sistemi shëndetësor, që provoi se vuante nga shumë të çara dhe inkoherence vendimesh. Me në krye OBSH-në sigurisht.
Add new comment