Fizika e Uliksit të James Joyce
“Uliksi”, romani modernist novator i Xhejms Xhojsit, shënoi vitin e kaluar 100-vjetorin e tij (2 shkurt 1922). Përgjatë këtij shekulli, Uliksi ka grumbulluar shumë fansa. Konti Harry Manos, profesor i anglishtes në Los Angeles City College, është njëri prej tyre. Ai është njëkohësisht edhe adhurues i fizikës. Madje në një punim të dhjetorit 2021 të botuar në “The Physics Teacher”, ai shpjegon në mënyrë të detajuar se si Xhojsi kishte dhënë shumë shembuj të fizikës klasike përgjatë romanit.
“Fakti se “Uliksi” ka brenda aq shumë fizikë klasike nuk duhet të jetë surprizues”, shkruan Manos. Eugene Jolas, miku i Joyce-it, të cilit Manos i referohet, thoshte: “Gama e temave që ai [Joyce] pëlqente të diskutonte ishte e gjerë ... [përfshirë] shkenca të caktuara, veçanërisht fizikën, gjeometrinë dhe matematikën.' “Uliksi” ilustron atë që studentët e fizikës dhe mësuesit e fizikës duhet të kuptojnë, domethënë që, fizika dhe letërsia nuk janë reciprokisht ekskluzive.
“Uliksi” rrëfen jetën e një njeriu të zakonshëm dublinas të quajtur Leopold Bloom gjatë një dite të vetme: 16 qershor 1904, (tani festohet në mbarë botën si Bloomsday). Ndërsa romani mund të duket i pastrukturuar dhe kaotik, Xhojsi e ka modeluar rrëfimin e tij sipas poemës epike të Homerit “Odisea”; 18 "episodet" e tij korrespondojnë lirshëm me 24 librat e eposit të Homerit. Bloom përfaqëson Odiseun; gruaja e tij Molly Bloom korrespondon me Penelope; dhe shkrimtari aspirant Stephen Dedalus-personazhi kryesor i veprës gjysmë-autobiografike të Xhojsit “Portreti i një artisti të ri” (1916)- përfaqëson Telemakun, djalin e Odiseut dhe Penelopës.
Në punimin e tij, Manos vëren se Bloom-i imagjinar e paraqet veten si një njeri që ka njohuri mbi shkencën, por Xhojsi e tregon me dinakëri protagonistin e tij si një diletant, njohuritë e të cilit vijnë kryesisht nga librat shkencorë të njohur në atë kohë - gjë që sigurisht do të shpjegonte disa pikëpamje të gabuara që Bloom ka. Për shembull, kur Bloom e fton Dedalusin në shtëpinë e tij, ai përpiqet t'i bëjë përshtypje të riut duke deklaruar se është e mundur që Rruga e Qumështit të shihet edhe gjatë ditës nëse personi që po e vëzhgon ndodhet “në skajin e poshtëm të një boshti cilindrik vertikal të zhytur në tokë thellësinë 1500 metër nga sipërfaqja”.
Kjo, sigurisht, nuk është e vërtetë; Manos shkruan se shpërndarja e Rayleigh* do t'i bënte yjet të padukshëm - madje edhe nga fundi i një boshti vertikal cilindrik ose oxhaku të gjatë. Ku e ka origjinën ky koncept i gabuar i Bloom? Manos vëren se Sir Robert Ball, në atë kohë drejtor i Observatorit Dunsink në veri të Dublinit, kishte botuar dy libra që bënë bujë. Dedalus vëren në bibliotekën e Bloom-it njërin prej tyre, “Historia e Qiellit”. Tjetri ishte “Toka e Yjeve", i cili flet për mundësinë e të parit të yjeve në dritën e ditës nga fundi i një tuneli miniere ose i një oxhaku të gjatë. Nëse Bloom posedonte librin e parë, ka shumë të ngjarë që ai do ta kishte lexuar edhe “Tokën e Yjeve” – pra, edhe e ka mësuar gabim.
Shembuj të tjerë të fizikës pasqyrojnë shkencën e pranuar të asaj kohe, edhe pse përparimet e mëvonshme e bënë atë shkencë të pasaktë. Për shembull, Bloom përsiat se si nxehtësia transferohet përmes konvekcionit, përcjelljes dhe rrezatimit gjatë zierjes së ujit për çaj, duke përfshirë një detaj se si nxehtësia rrezatuese e Diellit "transmetohet përmes eterit diatermanoz të kudondodhur". Në atë kohë, disa fizikanë ende besonin në ekzistencën e një eteri ndriçues që shërbente si medium përmes të cilit udhëtonte drita. Kjo përfundimisht u hodh poshtë - falë eksperimentit të famshëm Michelson-Morley në 1887 dhe zhvillimit të teorisë së relativitetit special të Albert Einstein dhe letrës së tij mbi efektin fotoelektrik në 1905 (his annus mirabilis). Por Manos vëren se një libër i shkollës së mesme bashkëkohëse me mjedisin e romanit të vitit 1904 ende i referohej eterit si një fakt shkencor.
Në kapitullin 15 ("Circe"), një nga personazhet thotë, "Mund të më telefonosh me telefon diellor në çdo kohë të vjetër" - një frazë që shfaqet gjithashtu në shënimet që Xhojsi ka bërë me shkrim dore për kapitullin. Ndërsa Manos nuk ishte në gjendje të gjurmonte një burim specifik për këtë term, kishte një pajisje të ngjashme që ishte shpikur rreth 20 vjet më parë: fotofoni i Alexander Graham Bell, të cilin e shpiku së bashku me ndihmësin e tij, Charles Sumner Tainter.
Ndryshe nga telefoni, të cilit i duhet energji elektrike, fotofoni transmetonte zërin në një rreze drite. Zëri i Bell u projektua përmes instrumentit në një pasqyrë, duke shkaktuar dridhje të ngjashme në pasqyrë. Kur ai e lëshoi dritën e diellit në pasqyrë, ajo kapi dhe projektoi dridhjet e pasqyrës nëpërmjet reflektimit, të cilat më pas u shndërruan përsëri në tingull në fundin marrës të projeksionit. Pajisja e Bell nuk gjeti kurrë aplikim të menjëhershëm, por është padyshim paraardhësi i telekomunikimeve moderne me fibra optike.
Ka disa raste të tjera të fizikës (të sakta dhe të pasakta/të vjetruara) të përmendura te “Uliksi”, sipas Manos, duke përfshirë konceptin e gabuar të Bloom mbi shkencën e rrezeve X; konfuzioni i tij për paralaksin; duke u përpjekur të kuptojë lundrueshmërinë në Detin e Vdekur; ndërsa vriste mendjen për "xhamin e djegur" të Arkimedit; duke parë ngjyrat e ylberit në një stërkalë uji; dhe duke menduar pse dëgjon oqeanin kur vendos një guaskë deti në vesh. Manos beson se futja e literaturës si “Uliksi” në kurset e fizikës mund të jetë një ndihmë për studentët, si dhe inkurajimi i studentëve të fizikës dhe inxhinierisë që të mësojnë më shumë rreth letërsisë.
Në fakt, Manos vëren se një punim i mëparshëm i vitit 1995 prezantoi një problem të dobishëm të fizikës bazë që përfshin distancën, shpejtësinë dhe kohën. “Uliksi” hapet me Stephen Dedalus dhe shokun e tij të dhomës, Buck Mulligan, ndërsa qëndrojnë në kullën Martello me pamje nga një gji në Sandy Cove. Mulligan po rruhet dhe bën me dinakëri një "mrekulli të dukshme": ai fishkëllon dhe pak çaste më vonë një varkë postare që kalonte ia kthen fishkëllimën. Mulligan e kishte parë varkën postare përmes pasqyrës së tij të rruajtjes, ndërsa bënte dy shpërthimet e zakonshme të mëngjesit, rreth një milje larg.
Duke përdorur një ekuacion të thjeshtë (t = d/v), "Studentët mund të llogarisin lehtësisht se me shpejtësinë e dritës, Mulligan do ta kishte parë avullin në 5.4 × 10-6 s, me fishkëllimën e bilbilit", shkruan Manos. "Me shpejtësinë 1100 ft/s, tingulli do të kishte përshkuar miljen deri në kullën Martello në 4.8 s, duke i dhënë Mulligan kohë për të fishkëllyer drejt qiellit dhe për të pritur ("në pauzë") që qielli (bilbili i nisjes së varkës postare) të përgjigjet, duke realizuar kështu “mrekullinë” e tij."
*Shpërndarja Rayleigh, e cila e ka marrw emrin nga fizikani britanik i shekullit të 19-të Lord Rayleigh, është shpërndarja kryesisht elastike e dritës ose rrezatimit tjetër elektromagnetik nga grimca shumë më të vogla se gjatësia e valës së rrezatimit.
Burimi: ArsTechnica
Solli në shqip: Gazmira Sokoli
Add new comment