Rusia zgjodhi luftën për t'iu përgjigjur krizës së modelit të vet
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë së fundmi një intervistë në spanjollen “El Pais” përmes së cilës ka përcjellë ndër të tjera edhe disa konsiderata për Rusinë dhe gjendjen e saj.
Besoj se shkaku i kësaj lufte është një dukuri e drejtuar në themel nga kriza e modelit rus. Rusia si një fuqi po kërkon vetveten dhe fatin e saj. Nuk besoj se kjo luftë e ka origjinën në Europë
thotë Macron ndër të tjera.
Më tej ai shton se:
Rusët janë një popull i madh. Rusia një komb I madh, territorialisht dhe historikisht. Aftësia për të mbijetuar pas 1991-t ka qenë shumë e vështirë. Kur hedh sytë mbi një popull gjeografikisht të vendosur mes kaq shumë kufijsh – që është tronditur nga kaq shumë forma terrorizmi dhe demografia e të cilit po bie, e kupton se e ardhmja e tyre është në lojë…Rusia ka bërë një zgjedhje, përfundimisht e presidentit Putin…dhe kjo zgjedhje në disa mënyra është një përgjigje ndaj pyetjeve e asaj se çfarë është Rusia e sotmte, fati i saj. Rusia ka zgjedhur t’i përgjigjet asaj pyetjeje duke thënë se ka një fat imperialist…Duhet ta mbajmë parasysh këtë edhe për vete sepse nuk do të ketë paqe që zgjat nëse ne nuk kemi pjesën tonë të përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje
Macron e zgjeron argumentin duke vënë në dukje se nëse Kremlini zgjodhi luftën për t’iu përgjigjur krizës ekzistenciale të modelit të vet, një krizë të thellë po përjeton edhe demokracia perëndimore, sidomos për shkak të faktit se sistemi financiar në perëndim që korrespondon me parimet e demokracisë e ka element funksional dhe ligjësi thellimin e pabarazisë. Në këtë kuadër problemi është global për shkak se asnjë kontratë politike nuk po i përgjigjet dot globalizimit të ekonomisë përparimi i së cilës në të gjitha drejtimet i detyrohet kapitalit.
Add new comment