Ndjesë?! Z. Rama nuk e ka luksin e gabimeve, sepse është qeveri e Fajeve

Postuar në 01 Janar, 2023 19:33

Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë! Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë

Këto janë fjalë oshënari, që rastis të quhet Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. I cili ka kërkuar falje dhe ndjesën e Shën Pjetrit sa herë ia do puna. Kërkoi ndjesë për kushtetutën, po edhe për mënyrën si flet, sepse në kokën e këij njeriu nevoja alternon Edin me kryeministrin. Kur del nga kostumi ky është Edi, kur bën zgjidhje, është kryeministri. Është një shëllirë e njohur kjo lloj retorike me naze dhe huqe që po e mban miletin gjithë shpresë se ka në krye një dikë që është kaq njerëzor.

Mirëpo kush po vret mendjen sesa herë e ka dhjerë muhabetin Edi, sesa herë bën si anoreksik për mediat, apo nëse flet sikur ka trimëri që po i shpërthen skrupujt e moralit.

Këto nuk janë gabime, këro janë PR me gjuhën e sotme. Zoti Rama nuk e ka luksin e ndonjë gabimi për të cilin ai mund të kërkonte ndjesë. Sepse ai drejton, frymëzon dhe ushqen qeverinë fajeve të mëdha, qeverinë që po kërkon liman në çdo det, por e pranon në radë vetëm SPAK. Është qeveria personale e dikujt që ka shprishur fibrën sociale të kësaj shoqërie, duke i asgjësuar besimin për të ardhmen dhe duke e shndërruar vendimmarrjen në një model iradeje dhe fermanesh të lëshuara nga Xheladin Bej-ët e mëkuar me tolerancën e vetme reale në këtë dovlet: vjedhjen dhe korrupsionin. Deri më tani janë kërkuar prova, prova, prova për akuzat. Por po afron koha që po kërkohet heshtja, heshtja dhe heshtja, sepse barrën e provës do ta kenë ata që janë vënë në rreshtin e incenerimit. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.