Vuçiç: Perëndimi të na thotë cilën marrëveshje do respektojë dhe unë do bie dakord me të

Postuar në 14 Dhjetor, 2022 13:42

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, duket se po provon shijen e hidhur të negociimit në pozita të dobëta, përballë një Perëndimi të cilin ai e percepton si armiqësor. Në një video të postuar në Instagram, Vuciç ka përcjellë një mesazh domethënës duke pyetur partnerët perëndimorë:

Të dashur qytetarë të Serbisë, ju e dini tashmë se i kam pyetur partnerët perëndimorë të më thonë se cilën nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë:

Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit?

Vuçiç ka shtuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE vë në diskutim serozitetin e Perëndimit që ka gjeneruar një sërë dokumentesh në raport me Serbinë, dokumente prej nga ku rrjedhin detyrime.

Pyetja ime është cilin nga dokumentet doni të respektoni dhe unë do të bie dakord plotësisht me të?

ka shtuar Vuçiç, i vetëdijshëm se në asnjë prej dokumenteve Serbia nuk ka firmosur shkëputjen e Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.