A këshillohet kryeministri me Presidentin për Politikën e Jashtme?
Në një raportim mediatik pas takimit me Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, presidenti serb, Alexander Vuçiç, ndër të tjera tha:
Várhelyi më tha se njerëz në BE mendojnë se është shumë e rëndësishme për Serbinë që të përfaqësohet në samitin e Tiranës dhe se unë I thashë se pas kësaj unë I thashë se nuk e gjej kuptimin e pranisë sonë atje. Brnabic mendon se është e rëndësishme për mua që të jem në Tiranë. Jam gati ta diskutoj këtë gjithashtu, kjo nuk është çështje e vanitetit tim. Nuk kam probleme të kthej vendimin nëse shoh se ka një shans dhe kuptim për diçka. Pozicioni i Anës është që është më mirë të jemi të pranishëm. Pyetja që kam: po pastaj?
Parashtrimi i z. Vuçiç ekspozon këtu një perceptim viktimizues në Beograd, por na zbulon se mes presidencës serbe dhe qeverisë ka një diskutim të hapur mbi veprimet në politikën e jashtme, nisur nga fakti se Serbisë tashmë po i kërkohet diçka shumë e vështirë. Del këtu në pah fakti se kryeministrja serbe ka ndikimin e vet në vendimmarrje, që shkon në kuadrin e zërit të një bashkëpunëtori, që dallon p.sh nga detyrimi për të dëgjuar aleatët si Daçiç.
Autokrati Vuçiç kështu rezulton se ka veshët të hapur të dëgjojë njerëz të politikës për çështje që janë të ndjeshme dhe këtu ne na duhet të pyesim: po në Tiranë si merren vendimet? Vendimet e mëdha, ato që tingëllojnë nga Kievi në Stamboll? Vallë z. Rama këshillohet p.sh me Barjam Begajn, pasi me z. Meta, si ish-president vështirë se e bënte këtë meqenëse e ndante një vizion për botën?
Pyetja ka kuptim edhe po të krahasojmë qeverinë e tanishme me atë kaloi, pra të z. Berisha që kishte së paku një ministër Financash që kishte zërin e vet në vendimmarrje. Kalorësi i Legjionit të Nderit që qeveris Shqipërinë, mund të ketë skuadronet e veta që e ndjekin pas si tufë qorre, pa zë e pa sy, por nuk ka as Legjione, e lëre më pastaj Nder, një mall kaq i rrallë në këto kohë e sidomos në këtë vend.
s.zaimi
Add new comment