Xi: Të mos ndërhyjmë në punët e njëri-tjetrit që të ruajmë bazat politike të raporteve Kinë - BE
Presidenti kinez, Xi Jinping ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Europës se Charles Michel se Europa dhe Kina duhet të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës.
Kina dhe Europa dallojnë në historinë, kulturën, nivelin e zhvillimit dhe idologji. Është e natyrshme që të dyja palët kanë pikëpamje të ndryshme mbi disa çështje. Duhet të mbajnë komunikimin dhe koordinimin në mënyrë konstruktive. Është thelbësore që të respektohen shqetësimet kryesore dhe interezat bazë të secilës sidomos sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia si dhe të përmbahen në ndërhyrjen në punët e brendshme në çështjet e brendshme të secilit në mënyrë që të ruajnë bazat politike të marrëdhënieve Kinë-BE
ka thënë Xi gjatë takimit në Pekin.
Apeli lidhet me pretendimet e fundit të BE-së për protestat në Kinë, por në fakt synon të kujtojë për Brkuselin dhe kancelaritë europiane se Pekini nuk është prononcuar gjerësisht, as si fuqi e madhe për luftën në Ukrainë, të cilën e sheh formalisht si punë të Europës dhe Rusisë. Një mesazh i qartë që Europa të shkëputet nga politika amerikane për Tajvanin, stresi kryesor i Pekinit në politikën e jashtme.
Add new comment