Sinjale për rinisje negociatash pas marrjes së Khersonit nga Ukraina
Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, disa sinjale për paqe kanë nisur të vijnë nga Ukraina dhe aktorë ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar gjatë një vizite në qytetin e rimarrë nga forcat ukrainase se:
Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë
Lidhur me mundësinë e negociatave ka folur edhe ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, gjatë një vizite në Bruksel.
Mendoj se është një lajm shumë i mirë sigurusht që Ukraina ka pushtuar realisht, ose ka rimarrë Khersonin, qytetin e tyre. Mendoj se mundësia për negociata vjen kur Rusia të tërhiqet nga kjo zonë
Lajmet në fjalë janë përcjellë edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve, “Tass”, një tregues ky që ka interes real për një marrëveshje, ndonëse në kushtet e tanishme, pretendimi për tërheqje përfundimtare nga Ukraina tingëllon kërkesë maksimaliste për shkak se askush në Rusi nuk do të mund të mbështeste dot një skenar të tillë që është legalizuar edhe me attribute kushtetuese të një referendum.
Comments
po po te mbushme e kane per
po po te mbushme e kane per te filluar bisedimet.
Add new comment