Kryeministri japonez: Të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut
Kryeministri japonez Fumip Kishida ka njoftuar se vendi i tij synon normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.
Ne kërkojmë zgjidhjen e plotë të çështjeve të jashtëzakonshme që na shqetësojnë si rrëmbimi i personave, çështjeve rreth programit bërthamor dhe raketor shtuar nevojës për të hedhur pas të shkuarën e trishtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike mes Japonisë dhe Koresë së veriut
është shprehur Kishida gjatë një fjale të mbajtur në sesionin plenar të Dhomës së Ulët të parlamentit japonez.
Kishida ka njohur rolin pozitiv të Koresë së Jugut, ndërkohë që ka pranuar se Japonia ka disa probleme të pazgjidhura me Kinën për të cilat shtoi se është i hapur për dialog.
Fjalimi vjen ndërkohë që Korea e Veriut ka njoftuar lëshimin e një rakete balistike mbi territorin e Japonisë, për herë të parë në pesë vjet. Sipas autoriteteve japonze, raketa mund të ketë fluturuar mbi 4600 km, një sinjal ky për kapacitetet e programit korean.
Add new comment