Mediat iraniane: Dronët e Iranit mund të godasin bazën e MEK në Shqipëri

Postuar në 01 Tetor, 2022 23:10

Mediat shtetërore iraniane kanë qarkulluar lajme mbi kapacitetet goditëse të dronëve iranianë duke vendosur si objektiv eventual kampin e Manzës në Durrës ku strehoehn muxhahedinët e MEK. 

Kapacitetet e dronëve dhe raketave iraniane nuk kufizohen në zonat gjeografike fqinjë; ato gëzojnë kaq shumë kapacitete në sektorin ajroro, veçanërisht në atë të dronëve saqë është e kollajtë të godasësh bazën e MKO në Tirana

citohen mediat iraniane.

 Mediat shtojnë se deklarimet e ardhura për kapacitetet ajrore të dronëve iranianë pasojnë komentet zyrtare sipas të cilave trazirat e fundit në Iran janë organizim i MEK.

Sipas mediave në fjalë ligji ndërkombëtar justifikon goditjen kur një grup terrorist kërcënon qartazi sigurinë e një vendi tjetër dhe pranon hapur përgjegjësinë. Precdenti është i qartë: Ndërhyrja e ShBA në Afganistan.

Qëndrimi i tanishëm aktualizon potencialin kërcënues që ka politika e jashtme e qeverisë shqiptare e cila e ekspozon vendin ndaj sulmeve gjithfarëshe. Sulmet me dronë p.sh mbeten të anonimizuara dhe pamundësojnë p.sh aktivizimin e nenit 5 të NATO-s që sugjeron veprim në rast sulmi ndaj një vendi anëtar. Është po ashtu e qartë se situata me Iranin shpjegon sigurinë e kryeministrit që ka dorëzuar mbrojtjen tek amerikanët në këmbëim të çdo po-je për çështje kaq të ndjeshme. Herët apo vonë çmimi do paguhet, pavarësisht se z. Rama do t’i ngrejë apo jo përmendore vetes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.