PS-ja konfirmon "kryeheroin" e mbetjeve si kandidat për një mandat të tretë në Tiranë

Dje në një studio televizive, një ndër zyrtarët kryesorë të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka njoftuar se Erion Veliaj mbetet kandidati kryesor për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Njoftimi vjen në kontekstin e një lufte të ndezur politike në vend që lë shumë gjëra të paqarta. Z. Gjiknuri e bëri njoftimin ndërkohë që Veliaj ka njoftuar se ndodhet në SHBA ku ka takuar Nancy Pelosi dhe Mitt Romney, pa sqaruar se cili ka qenë diskutimi dhe arsyeja e vizitës.
Siç e dimë, takime të tilla fotografike që nuk njoftohen as nga Pelosi e as nga Romney qëllon të jenë lobime për të fituar një imunitet publik përkundrejt akuzave që ndaj Veliajt tashmë janë akumuluar në sasi. Njoftimi i Gjiknurit është kështu një shenjë se PS-ja nuk i druhet një implikimi penal të Veliajt në aferën e inceneratorëve, çka paralajmëron situata jo të mira në vend.
Nga ana tjetër një mandat i tretë në Bashkinë e Tiranës është një shtim me kuotën zero në karrierën e Veliajt, pasi pas dy mandateve ku janë prodhuar më shumë fjalë në shkallë industriale, asgjë e re nuk vjen për qytetin.
Është për t’u shënuar se Veliaj mbahet kështu në distancë nga zhvillimet në qeveri dhe PS dhe një gjë e tillë nuk mund të merret si fitore, por si një mbrojtje e detyruar e një figure që është tashmë e diskredituar dhe nuk përfaqëson më asgjë të re. Ne nuk e dimë ende nëse njoftimi i Gjiknurit është bërë pa dijeninë e Veliajt duke bërë fakt kështu një vendim që përndryshe mund të shtyhej në kohë, ndërkohë që zbulimi i emrit e vendos opozitën në një pozitë të favorshme pasi i jep asak kohë për të menduar rivalin.
Add new comment