9 vjet për të pranuar se Policia është fund e krye e korruptuar

Postuar në 08 Shtator, 2022 11:01

Në një fjalë të mbajtur me rastin e prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha

Përveç kritereve ligjore që plotëson(Mehmet Rrumbullaku) për të qenë drejtor i Policisë se Shtetit, në gjykimin tim por edhe të gjithë njerëzve që jam konsultuar, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional

Ministri po pranon se integriteti është diçka e rrallë në Policinë e Shtetit, se gjetja e një drejtuesi tek i cili mund të kesh besim është detyrë e vështirë. 

Dje, kryeministri u krenua me fshesën anti-hashash të Ardi Veliut, duke zbuluar se Veliu është ndër njerëzit e besuar të qeverisë në polici, diçka që nuk përkon shumë me mënyrën sesi u perceptua kjo forcë gjatë kohës së drejtimit prej tij. 

Komenti i ministrit pranon nuk dihet pse, si të vërtetë perceptimin mbi policinë, si një trupë e cila së pari nuk mësoi njëherë të sillet, së dyti, që brenda saj forca, dhuna, klientelizmi, klani dhe korrupsioni bëjnë hierarkinë e vërtetë. Se inkriminimi është tashmë pjesë e karrierës. 

Sa herë kemi dëgjuar të mburret policia nga kryeministri dhe ministrat e radhës? Sa herë na është nxjerrë para fytyrës sondazhi i BE-së se policia është institucioni më i besueshëm? 

Befas, na thuhet se policia është krimbur në strukturë dhe se Rrumbullaku është një ndër gjethet e rralla të paprekura. 

Situata duket të jetë alarmante jo vetëm në simptomat e shfaqura me rendin publik, por sidomos me përfshirjen e qartë të njerëzve të policisë në thuajse të gjitha ngjarjet kriminale të rënda të dy viteve të fundit. Në këtë aspekt, ndërhyrja me një drejtor policie nuk sjell asgjë, pasi shkundja duhet të jetë organizative, jo nominale dhe rotacione drejtursish në rrethe. 

Është e kapshme fare kollaj për këdo se një qeveri që flet shpesh për policinë pranon realisht se ka probleme me mënyrën si e ushtron pushtetin ekzekutiv dhe sesi e ndan atë në mënyrë pragmatike në terren me aktorë të cilët përndryshe duhet tëi shin në kërkim real. Duke kuptuar se kjo që ndodhi me Gledis Nanon përbën një sfidë personale për ministrin Çuçi, duhet thënë se me Rrumbullakun thjesht u kalua një situatë ende e paqartë, por jo se do kemi sakrifica për rendin publik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.