Të jemi gati për shpërbërjen e Federatës Ruse
Një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, Ben Hodges, që ka shërbyer në pozicione komanduese në luftën e Afganistanit dhe Irakut, ka bërë thirrje përmes profilit të vet në tuiter që Perëndimi të përgatitet për fundin e Federatës Ruse në formën që ajo është sot.
Sipas Hodges ShBA duhet të synojë përmes luftës në Ukrainës që të “de-imperializojë” Rusinë duke mos lejuar që paaftësia për të reaguar siç duhej me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik të përsëritet sërish me shëprbërjen eventuale të Rusisë.
Idetë dhe parashikimet për daljen e Rusisë nga harta botërore janë shtuar së fundmi në disa zëra, duke zbuluar se në Perëndim ka segmente që e shohin botën pa Rusinë në të. Ndërkohë që edhe vetë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur për ekzistencën e një skenari të tillë.
Add new comment