Abetarja e re Shqipëri - Kosovë: Gomari dhe ujku janë rehabilituar

Postuar në 31 Gusht, 2022 17:38

http://www.respublica.al/2018/12/14/abetare-sa-st-dua

Ky shkrim është bërë në vitin 2018. Dhe aty merret në shqyrtim me disa vërejtje të rastit, përmbajta e tekstit, që u komunikohet fëmijëve.

Tani, ky teskt siç shihet ka kaluar në duart e më të mirëve që kemi ne për këto punë dhe gabimet janë gati mizore. Një prej hartuesve të tekstit, që është edhe hartuese ndër të tjerë e abetares së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, Mimoza Gjokutaj, pranon problemet në tekstin e vjetër, duke u shprehur madje se për sa I përket gërmës G, ku diskreditohet në mënyrë njerëzore Gomari, kjo çështje është analizuar me kujdes.

Ne kemi folur për kafshët. Sot në praktikën didaktike botërore ndaj kafshëve ka një qëndrim të ri. Gomari dhe ujku janë kafshë me të cilat nuk duhen trembur fëmijët. Gomari është një kafshë punëtore. Edhe ujku nuk është aq i egër sa ne ua bëjmë fëmijëve. Prandaj kanë filluar t’i rehabilitojnë si kafshë

thotë Gjokutaj në një intervistë për MCN Tv.

Tani pyetja këtu është se çfarë ndodhi që në 4 vjet praktika didaktike botërore rishikoi qëndrimin e vet për gomarin? Po ujkun kur e zbuti imagjinata didaktike?

E kotë të vazhdosh në këtë rrafshnaltë mjerimi intelektual dhe institucional, kur edhe në tekstet e mëparëshme, të Diktaturës së “qenit armik” dhe “qenushit tonë”, qameti kishim një dhelpër dinake dhe një ujk që ishte i uritur për ibret saqë bënte marifetin e mamadhisë.

Si mundet që njerëz që kanë një jetë në këtë punë të dalin sot e të thonë që konsideratat tona për ujkun dhe gomarin i marrim nga didaktika e huaj, a thua në familje fëmijëve u themi një mijë e një të zeza për gomarin.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.