(Poli)Agjentët
Kemi akuzuar vetë se:
Ismail Qemali ka qenë agjent i grekëve. Helenofil. Kishte gruan greke.
Ahmed Zogolli, Zogu I, agjent i vjetër i shërbimeve jugosllave, më pas nën ndikimin Italian. "Mirupafshim o mik i sotshëm dhe armik i nesërm",- thuhet se i tha kryeministri Pashiç pasi e financoi të rimerrte pushtetin më 1924.
Esad Pashë Toptani. Nuk ka nevojë të prezantohet.
Mustafa Kruja, nacionalist, agjent i italianëve.
Mehdi Frashëri, gjermanofil, bashkëpunëtor i nazizmit, firmosës i Protokollit të Korfuzit.
Enver Hoxha, i akuzar për lidhje me shërbimet franceze, shërbimin sekret shqiptar dhe nën rekrutimin e emisarëve jugosllavë.
Mehmet Shehu, poliagjent.
Ramiz Alia, nën dyshime të forta për lidhje me sovjetikët. Nën akuzë se ka qenë rezident madje i shërbimeve sovjetike dhe përçues i koordinuar i politikave sovjetike.
Sali Berisha, lidhje e vjetër e shërbimeve jugosllave dhe nën kontakt nga Sigurimi i Shtetit për të menaxhuar situatën e dhjetorit 1990.
Fatos Nano, padrino i krimit, servil i Millosheviqit, filogrek.
Ibrahim Rugova, agjent i Beogradit, filojugosllav i bindur.
Gramoz Ruçi, ministër i Brendshëm, autori i vrasjeve të 2 prillit.
Ilir Meta, spiun i vjetër i Sigurimit të Shtetit.
Shënim: Ilir Konomi raporton se Faik Konica(Shishka)(Shisha) sipas akuzave, merrte pagesa nga Italia edhe pas pushtimit më 1939
Përfundimi: Richard Hodges ka të drejtë, i bie të jemi shtet artificial.
Add new comment