Londra: Askush nuk është mbi ligjin!!!Ky ia hodhi me një "më fal" për Irakun
Në një shkrim, apo qëndrim publik të vetin, i Dërguari Special i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach përcjell një mesazh i cili është interpretuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë – Yuri Kim – të cilën për fat ca kohë nuk po e shihnim vërdallë, si veprim politik për shpalljen non grata të Sali Berishës. Apo edhe Ilir Metës.
Aferim! Ja fjala që mund të shkonte këtu. Në qëndrimin e vet, Peach moralizon, siç e kanë zakon perëndimorët e këtij shekulli që vetësugjestionohen se kanë të drejtën e Zotit mbi tokë, kur shkruan se:
Institucionet, shoqëria civile, gazetarët, zyratarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të sigurta dhe të shëndetshme. Pjesa më e madhe e punës do të bëhet në terren, në Ballkanin Perëndimor, përpjekjet nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të patrembur, policë të dedikuar, liderë vizionarë…Disa që më parë ndiheshin imunë janë tani në burg. Por të tjerë, ende veprojnë sikur të jenë të pandëshkueshëm për shkeljet, sikur sundimi i ligjit nuk aplikohet njësoj për të gjithë
Peach vazhdon se Britania ka ndërmend të krijojë njësi të posaçme kundër kleptokracisë, apo Regjstrin e Njësive të Huaja që synon zbulimin e atyre që kamuflojnë paratë pë ta mbyllur mesazhin me paralajmërimin:
Ata që promovojnë krimin apo korrupsionin në Ballkanin Perëndimor apo gjetiu, nuk do të kalojnë pa pasoja…Së bashku ne do të sigurojmë që askush nuk është mbi ligjin
Lexon këto fjali dhe kupton se bota, edhe kjo e ashtuquajtura liberale, po bëhet një vend shumë i rrezikshëm, i paparashikueshëm, një vend ku të drejtën e caktojnë sëra e Sërit këtu, e vendeve si Britania e Madhe që kanë duart zhytur në gjakun e kaosit 30 vjeçar.
P.sh zoti Peach do të mund të na thoshte sesi është e mundur që ish-kryeministri Tony Blair ia hodhi me një “më fal” për shkatërrimin e një vendi si Iraku. Asgjë më shumë sesa një më fal dhe sot vazhdon të jetë lobues a ndërmjetës në një botë ku kanë zë vetëm njerëz si ai. Fjalët e bukura nuk i bëjnë njerëzit më të besueshëm, pasi ilaçi i perëndimit ka dalë tashmë me të gjitha efektet e veta. Është çështje kohe dhe force drejtimi I botës, jo manipulimi.
Add new comment