Emigracioni plazmoi Europën
Nga Revolucioni francez në Marcinelle, - titulli i një libri me autor historianin Toni Ricciardi, si vëllim i parë i një triologjie që merret me rolin e migracioneve në krijimin e Europës. Temë aktuale edhe sot, e debatuar e që shpesh ndeshet me stigma dhe dyshime në një kontinent që sipas autorit u bë edhe nga migracioni.
Italianët janë lënda e parë e valës themeluese që vjen deri në krijimin e unionit të parë europian dhe lejimin e qarkullimit të lirë. Në në kalim të shpejtë përmes një interviste për "Avvenire" Ricciardi vë në dukje faktin se historia e këtyre dy shekujve të fundit, në planin sociologjik ka ndërtuar hierarki të gabuara duke margjinalizuar emigracionin.
Cili është qëllimi i veprës?
Përmbysja e hierarkisë së temave të historisë europiane të këtyre dy shekujve e gjysmë, ku migrimet që kanë zënë vend në kontinent janë margjinalizuar. Ndërkohë që është dukuria sociale më e rëndësishme që ka karakterizuar dhe modifikuar jo vetëm Italinë, por Europën. Duke vënë si çelës primar leximi, migracionin, na lejon të rilexojmë vendet, dinamikat, udhëzimet. Dhe të kuptosh si lind dhe zhvillohet procesi i ngadaltë i unifikimit europian.
Një vëllim për dy shekuj, tre mbi 60 vitet e fundit. Pse?
Periodizimi nuk është ajo klasike. Është e shenjuar nga një fakt i lidhur me emigracionin italian apo nga një lidhje me procesin e integrimit europian. Si datë nisjeje për vëllimin e parë mund të zgjidhnim vitin 1945 apo 1946. Në fund kemi vendosur për Marcinelle.
Pse?
Sepse shenjon mbylljen e një sezoni, edhe një narrativë të emigracionit. Deri në atë pikë ishte rrëfyer si vuajtje. Nga viti 1960 me La dolce Vita, Italia ndryshoi narrativën e vetes, qoftë brenda, ashtu edhe jashtë: jo më vendi në gjunjë, por fuqi botërore.
Pse reflektorët janë drejtuar mbi anijet e drejtuara përtej Oqeanit?
Pjesërisht sepse, për të përdorur një term modern, kush lundronte nga portet ishte në pjesë të madhe i gjurmueshëm, pra shifrat janë më të sigurta. Pastaj ka qenë edhe sjellja e shetit. Në vitin 1901 kemi ligjin e parë organik që krijoi Komisariatin për Emigracionin, që e përkufizoi emigrantin se ai që udhëton në klasin e tretë dhe që shkon përtej përtej ngushticës së Gjibraltarit apo kanalit të Suezit. Emigracioni europian nuk ishte menduar dhe i disiplinuar. E megjithatë bilanci mes viteve 1876-1975 është 14 milionë nisje për në Europë dhe 13 në pjesën tjetër të botës. Pavarësisht kësaj, emigracioni europian ka qenë gabimisht reduktuar me Belgjikën, me qymyrin dhe Marcinelle dhe me Gjermaninë me industrinë automobilistike.
Si u fitua vetëdija ?
Statisticienët, që nga fillimi i ‘900-ës elaboruan përkufizimin e emigracionit të përkohshëm apo të përhershëm. I pari nuk lidhet dhe aq me kohëzgjatjen apo sezonalitetin, por me faktin se zhvillohen në Europë. Ndërkohë i dyti ishte transoqeaniku. Duhet pritur legjislacioni i vitit 1919 që të flitet për emigracion pune në Europë.
Kishte një dallim gjeografik mes atyre që niseshin?
Po, drejt Europës emigrohej mbi të gjitha nga Veriu. Ndërkohë që emigracioni transoqeanik i takonte kryesisht Jugut. Aq sa lindi një përballje mbi taksat që shërbenin për të menaxhuar shpenzimet e ndihmës: pjesa më e madhe e burimeve vinin nga permanentët, pra nga jugorët, por të përkohshmit kërkonin të njëjtat shërbime.
Në fillim të ‘800-ës na pret një fillim i migrimeve të mëdha. Pse që nga 1789?
Është data ndarëse. Deri në atë moment imigracioni incentivohej dhe emigracioni një sëmundje për t’u luftuar. Me ardhjen e revolucionit të parë industrial dhe më pas të revolucionit të dytë si dhe të imperializmit duhej justifikuar se pse investohej në kolonitë.
Një ndër elementët qendrorë u bë emigracioni si valvol shfryrjeje, si një zgjidhje e mundshme. Italia republikane në vazhdimësi të plotë me të shkuarën do ta përdorë atë si një shtyllë të rifillimit ekonomit. Aq sa u fol për një Republikë të themeluar mbi emigracionin.
Sa ndikoi në faza të ndryshme ?
Ishte një element thelbësore, ishte politika më e fuqishme që u adoptua. Mjafton të shohësh numrin e konventave, traktateve, protokolleve të firmosur nga Italia. Në fillim me Zvicrën më 1868, pati mbi 200. Në fazën republikane kemi firmosur me të gjithë: Çekosllovakiën, Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë. Të mbajmë parasysh pastaj për fazën e parë të unifikikimit europian që u kryer përmes naftës së asaj epoke: qymyri dhe pastaj çeliku. Forca e punës predominuese ishte italiane. Traktati i Romës i vitit 1957 sanksionoi për herë të parë qarkullimin e lirë mes gjashtë vendeve pjesëmarrëse në konstruktin e parë euorpian. Dhe mori një vlerë simbolike shumë të lartë, sepse u bë në përgjigje ndaj Marcielles.
Si?
U kuptua se duhej ndërhyrë mbi cilësinë e jetës së këtyre punëtorëve për të mundur rinisur ekonominë europiane. Persona me mish dhe gjak: dollarët e Planit Marshall, nuk mund të hidheshin në linjën zinxhir. Kishte nevojë për një proces caktimi të drejtash edhe për të siguruar strukturën sociale.
Njohja e së shkuarës sonë si emigrnatë na ofron vetëdije më të madhe për dukuritë e të sotmes?
Për fat të keq, pak. Shumë italoamerikanë të brezit të parë janë ekstremistë kundër imigracionit hispanik. Një element reflektimi deri diku interesante na e jep kronika. Në pak javë kanë mbërritur në Itali mbi 130 mijë ukrainas, por nuk pati i njëjti reagim krahasur me të shkuarën. Janë të bardhë, bjondë, kristianë, i vëmë re më pak. Por realiteti i luftës nuk ekziston vetëm në Ukrainë. Rolin e migracioneve në procesin e integrimit europian, që ka nënkuptuar paqe, duhet ta përdorim për të kuptuar sit ë kontribuojmë në paqëtimin e kontinentit afrikan.
Add new comment