Fjalë sërish nga Parisi. Franca propozon modelin e frankofonisë për Europën jashtë BE-së
Franca e Emmanuel Macron ka propozuar së fundmi në formë dokumenti jozyrtar idenë e krijimit të forumi paneuropian, ku të përfshihen vende të BE-së dhe jashtë saj, por që nuk do të zëvendësojë as BE-në, as KE-në apo OSBE-në.
Dokumenti ka nisur të diskutohet pak para se Komisioni Europian të publikojë opinionin e vet mbi dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë.
Në këtë kuadër ka gjasa që propozimi francez të jetë asgjë më shumë sesa një truk që mban gjallë idenë e Europës por që nuk e zgjeron atë përtej kufijve aktualë.
Format organizativ sugjeron takime disa herë në vit, në autonomi të BE-së, duke krijuar një formë institucionale të begenisjes politike që është si ato thërrimet e z. Stavri te “Lulëkuqet mbi mure”.
Në dokument thuhet se vendet që duan anëtarësimin në BE Komuniteti Politik Europian do të ndihmojë me forcimin e lidhjeve me vendet anëtare.
Fjalë, fjalë, dhe vetëm fjalë nga Parisi.
Add new comment