Rusia përgatit aneksimin e rajonit të Kherson

Postuar në 01 Qershor, 2022 00:30

Rusia ka nisur në mes të një operacioni ushtarak procesin e aneksimit të territoreve të Ukrainës. Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se autoritetet e qytetit të Kherson, kanë ndërmend të shtrojnë çështjen e hyrjes së rajonit në fjalë në Federatën Ruse në një të ardhme të afërt, me synim shndërrimin e tij në një entitet territorial rus. 

Lajmi konfirmohet për agjencinë nga një përfaqësues i rajonit siç prezantohet ai, Kirill Stremousov, zv. Kryetar i Administratës Civilo-Ushtarake të Khersonit. 

Akti është formal dhe i përgjigjet një situate të invazionit që nuk mund të fshihet më me asgjë, ndërkohë që aneksimi i territoreve të caktuara ukrainase e ndërlikon në maksimum zgjidhjen diplomatike të krizës. 

Lajmi vjen ndërkohë që ka zëra se Putin mund të pranojë një takim me presidentin ukrainas, Zelenskiy nën ndërmjetësinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.