Scholz viziton Ballkanin Perëndimor para 30 majit: Anëtarësimi, interes strategjik i BE-së
Gjermania e Scholz po investohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke artikuluar një interes strategjik të unionit. Në fjalën e mbajtur para parlamentit, kancelari gjerman ka vënë në dukje se Ballkani Perëndimor nuk mund të injorohet më në kushtet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pas një pritjeje të gjatë të vendeve të rajonit.
Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshëmrisë sonë. Sot më shumë se asnjëherë tjetër, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik
ka thënë Scholz.
Ai ka njoftuar se do të vizitojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor përpara samitit të 30 majit të BE-së që do të shqyrtojë situatën në Ukrainë dhe pasojat e saj. Qëndrimi i Gjermanisë dallon aktualisht nga ai i Francës së Macron, që propozoi një Këshilli Politik të vendeve që aspirojnë anëtarësimin, një sugjerim ky që në çdo pikëpamje minon autoritetin e BE-së në periferinë e vet.
Add new comment