Kremlini: Perëndimi cenoi stabilitetin strategjik në Europë
Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolay Patrushev, ka akuzuar Perëndimin se me veprimet e veta dhe këmbënguljen për të ruajtur dominimin, ka cenuar stabilitetin strategjik në Europë.
Me shfaqjen e qendrave të reja të pushtetit, bota është bërë përherë e më tepër e paqëndrueshme për shkak të mungesës së dëshirës së disa vendeve për lëshuar dominimin e tyre gjeopolitik. Këto vende kanë rrënur qëllimisht sistemin ndërkombëtar të stabilitetit dhe injoruan propozimet e sigurisë të Rusisë
ka thënë Patrushev.
Sipas tij, sanksionet e tanishme e kanë bërë luftën, apo pasojat e saj të ndihen në shkallë globale duke rrezikuar që disa vende të afrohen në kufijtë e urisë. Mesazhi duket se shkon në adresimin e një lloj marrëveshjeje të re me Rusinë për çështje të sigurisë, duke nënkuptuar se Kremlini nuk do të heqë dorë me asnjë kosto nga Ukraina. Rusia e sheh tashmë çdo lëshim gjeopolitik si pjesë të një reaksioni zinxhir që për paradoks lidhet sipas saj me një përpjekje të konservimit të rendit aktual duke imponuar kështu një hierarki që nuk qëndron më në këmbë.
Add new comment