Ambasadori Pyatt drejt postit të N/sekretarit për Energjinë: Greqia do të ripërcaktojë hartën energjetike

Postuar në 30 Prill, 2022 12:54

Ambasadori i SHBA në Greqi, Geoffrey R. Pyatt është propozuar së fundmi nga presidenti Joe Biden në postin e ndihmës sekretarit për Burimet Energjetike. Lajmi është dhënë prej vetë Pyatt në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” gjatë së cilës ka folur për një rol të Greqisë në ripërcaktimin e hartës ndërkombëtare energjetike. Sipas tij Greqia përbën një alternativë ndaj shantazhit rus për energjinë, për shkak të pozicionit por edhe rreshtimit.

Ndërsa Gjermania po ndërtonte Nord Stream II në Europë dhe thellonte varësinë e vet ndaj gazit rus, Greqia ndërtonte TAP, zgjeronte Revithoussa-n, ndërtonte IGB-në dhe po ecte para me Alexandroupoli FSRU. Të gjitha këto projekte kanë qenë të rëndësishme për Greqinë dhe sigurinë relative energjetike të saj në këtë moment të veçantë, por më sesa kaq, për rolin që Greqia po luan tani si faktor sigurie energjetike për fqinjët e vet…SHBA mbështet fuqimisht lidhjen energjetike përmes Mesdheut Lindor…Greqia do të luajë një rol qendror në këtë, qoftë për shkak të pozicionit gjeografik, por edhe për shkak se flota e anijeve luan një rol kaq të rëndësishëm në rolin dominues të tregtësisë së gazit të lëngshëm

ka thënë Pyatt.

Është e qartë se SHBA po luan ekonomikisht me krizën e shkaktuar nga Rusia duke kërkuar të shndërrohet në furnizues kryesor të Europës për gazin e lëngshëm çka do të sillte konsolidimin e rolit të saj edhe për disa dekada përmes një arme ekonomike. Greqia është këtu pika hyrëse duke përfituar eventualisht një rol gjeopolitik shumë të rëndsishëm që do të shtonte sigurinë e saj ën kushtet e një përballjeje të zgjatur në Egje. Vetë fakti që Pyatt propozohet në një pozicion kyç për çështjet e energjisë shton shanset që kjo politikë të ekzekutohet shpejt, ndonëse pasardhësi I tij, George Tsunis është në një farë mënyre një zgjedhje joserioze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.