Turqi, rritet me 300% kërkesa për sigurimin e bujqësisë nga thatësira

Postuar në 02 Prill, 2022 13:49

Klima dhe ndryshimet e saj po bëhen tanimë problem real edhe për ekonomitë e vogla. Mediat në Turqi raportojnë se një numër përherë e më i madh fermerësh po aplikojnë për sigurim nga thatësira që provokon pasoja ekonomike serioze.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, primi i sigurimit në bujqësi shkoi në 3 miliardë lira, pjesa më e madhe e të cilit për thatësirën. Kërkesa për sigurim ndaj thatësirës u rrit me 300%

citon gazeta “Hurriyet” menaxheren e përgjithshme të fondit të sigurimit nga thatësira, TARSIM, Serpil Gunal.

Shifra është serioze po të mbahet parasysh se për vitin 2021 u gjeneruan sigurime bujqësore në vlerën e 4.7 miliardë lirave. Shërbimi meteorologjik turk ka vënë në dukje se reshjet janë pakësuar me 16-19% në shkallë vjetore që është një sinjal shumë shqetësues për mbarë rajonin. Katastrofa të tilla si thatësirat provokojnë shndërrime sociale dramatike dhe në kushtet e një lufte në Ukrainë, mundet që çmimi i ushqimeve dhe drithërave të rritet në mënyrë domethënëse duke çuar në pasoja të paparashikueshme në shkallë globale.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.