Flitet e shkruhet për mandat të katërt

Lorenc Vangjeli është shfaqur sot si një sprintier i parashikimit politik. Ai ka shkruajtur për mandatin e katërt të Edi Ramës, mandatin e rehatit edhe për analistë të cilëve nuk u duhet të vrasin mendjen shumë sepse në atë mandat “gjërat dihen si shkojnë”.
Por përtej kësaj meriton një farë vëmendje pasazhi kur z. Vangjeli analizon strategjikisht suksesin e pandalshëm të Edi Ramës.
Edi Rama pati fatin që duke mos zgjedhur kundërshtarët, të kishte kundërshtarët e duhur. Secili nga ta, duke nisur që me Fatos Nanon e duke vazhduar me Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, i kanë shërbyer në mënyrën më perfekte, duke qenë aleatët e tij që e ngjitën në pushtet dhe e mbajtën në pushtet…
Rama sot është edhe monarku, edhe oligarku i vetëm në Shqipëri, që mund t’i nënshtrojë vullnetit të tij, vullnetin e gjithkujt në politikë. Rama është individi i vetëm që mund të ushtrojë pushtet, të bashkojë përfundimisht në duart e tij dy pushtete, ekzekutivin dhe legjislativin, sa kohë që alternativa e tij e copëzuar dhe e frustruar, do t’i nënshtrohet vullnetit dhe fatit të në individi tjetër si Berisha
Ngjan si një vëzhgim i paanshëm në fakt ky pasazh, por ai emfatizon pathyeshmërinë e Edi Ramës të cilit i ngjitet mposhtja e të gjithëve si atribut politik.
Mirëpo z. Vangjeli injoron faktin se me pushtetin e z. Rama u korruptua skema politike dhe shoqëria vetë që pranoi më 2013-ën martesën e dy bundrave politike në emër të interesit të vendit.
Edi Rama pati fat, pati edhe aftësi apo nuhatje politike. Por karriera e tij nuk është një histori fitoresh siç na thotë z. Vangjeli.
Edi Rama nuk e mundi Fatos Nanon. Fatos Nanon e mundi koha kur e nxori nga qeverisja pas tetë vjetësh dhe e mundi mandej edhe korruptimi i vullnetit të vet. Ne e dimë se në kongresin e vitit 2005 Edi Rama fitoi me konsensusin e Fatos Nanos. Për arsye që le të mbeten arkivë e partisë më të korruptuar dhe kriminale në Europë.
Edi Rama nuk e mundi Ilir Metën. As në partinë prej nga ku Meta kishte ikur, as për qeverinë, ku Ilir Meta nuk arriti do të ishte kandidat për numër një.
Edi Rama nuk e mundi Sali Berishën dhe as Sali Berisha nuk i ka shërbyer Edi Ramës. Ishte madje Berisha që e detyroi Ramën të bënte marrëveshjen e 2013-ës që e bëri përfundimisht pis imazhin e liderit ndryshe dhe ishte presioni i Sali Berishës, të cilin z. Rama përgjërohej ta takonte, që z. Rama të bënte ato paktet e errëta nga fundi i opozitarizmit të tij.
Nano dhe Berisha dolën nga skena e ekzekutivit pas ezaurimit të dy mandative, brenda skemës “natyrale” të tranzicionit shqiptar. Kështu që teza si këto nuk i qëndrojnë kohës dhe as përkojnë me të vërtetën. Ka shumë njerëz që e dinë se çfarë ngjau në vitin 2009, në selinë e PS-së dhe sesi ndërruan ngjarjet më pas. Por le të mos i sjellim kësi episodesh pasi në fund të fundit z. Rama nuk e ka qyl pushtetin. Patjetër që jo.
z. Vangjeli nuk thotë të vërtetën as për Lulzim Bashën, pasi ky nuk ishte kundërshtar i Edi Ramës. As nuk donte të ishte, as dinte të ishte, as ia dilte dot. Ai është hija e një degradimi të skenës politike, ligjësitë e të cilit aplikohen patjetër edhe mbi gjeniun e preferuar të analistëve shqiptarë, Edi Rama. I cili nuk është aq I fortë sa duan ta shpallin ata që nuk ndjekin as modelin e Edurta Shalsit e të lëpihen pak me stil.
Comments
Ca osht kjo mor plak leter
Ca osht kjo mor plak leter anonime?
Add new comment