Informacione për nxjerrjen e Gardës Iraniane nga lista e organizatave terroriste në SHBA

Postuar në 20 Mars, 2022 01:12

Media në Lindjen e Mesme raportojnë për një mundësi të nxjerrjes së Gardës Islamike Revolucionare iraniane nga lista e organizatave terroriste. Informacionet nuk përcjellin ndonjë dokument apo qëndrim zyrtar por mbeten në interpretimin e zërave të pakonfirmuar. Një arsye kryesore për këtë lëvizje të mundshme është marrëveshja bërthamore e riaktivizuar me Iranin. Megjithatë diçka të vërtetë ka. Një e dhënë për këtë vjen nga Izraeli, ku kryeministri Naftali Benett dhe ministri i Jashtëm, Yair Lapid kanë deklaruar se:

Përpjekja për të hequr Gardën Islamike nga lista e organizatave terroriste është një fyerje ndaj viktimave të saj dhe do të injoronte realitetin e dokumentuar nga të dhëna pa ekuivok

Sipas tyre një gjë e tillë pak ka gjasa të ndodhë, nisur nga fakti se SHBA nuk mund të ndjekë politika që kanë si premisë premtime terroristësh. Përtej problemeve në zonën në fjalë, vendimi do të kishte implikime të mëdha. Në Shqipëri p.sh do të mbetej pa kuptim strehimi i muxhahedinëve të organizatës MEK, dikur edhe kjo në listën e organizatave terroriste, përderisa vetë SHBA që sponsorizon politika të tilla nuk njeh më rrezik për anëtarët e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.