I gjithë vendi ngrihet në protestë, Rama: Pakicë e zhurmshme (VIDEO)
Për të tretën ditë me radhë, në disa qytetet të vendit njëkohësisht protestohet kundër ngritjes së çmimeve të produkteve bazë, taksave dhe në mënyrë të veçantë, çmimit të karburantit.
Qytetarëve që kundërshtojnë rritjen e çmimeve u janë bashkuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe artistë.
Në Tiranë protesta u zhvillua para Kryeministrisë, ndërsa paralelisht protestohej në Durrës, Lezhë, Bulqizë, Lushnje dhe Berat.
Në Durrës pati përplasje të protestuesve me policinë, për shkak të përpjekjeve për të bllokuar rrugët.
Përleshje dhe arrestime ka patur edhe në Berat dhe Lezhë, për shkak të tentativave të uniformave blu, për të shpërndarë protestuesit.
Protestave u janë bashkuar edhe deputetë dhe ish-deputetë të Komisionit të Rithemelimit dhe deputetë të LSI-së.
Përfshirjen e këtyre të fundit, kryeministri Rama e përdori për t’u vënë protestave “vulën” e pakicës së zhurmshme.
Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!
Add new comment