Asnjë hap më tej në Lindje! Rusia deklaron se do ta kundërshtojë ushtarakisht zgjerimin e NATO-s

Postuar në 05 Mars, 2022 03:44

Kremlini po zbulon së fundmi objektivat politikë në Ukrainë, të paktën për atë që thotë publikisht. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për Sky News Arabia, se Rusia nuk kërkon ndarjen territorial të Ukrainës por neutralitetin e deklaruar në Kushtetutë të saj dhe çarmatimin. Ide të ngjashme u shprehën dy ditë më parë edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov, sipas të cilit një zgjidhje do të gjendet. Dhe në fakt dje agjencia "Tass" njoftonte se “bisedimet janë vendosur të zhvillohen me dyer të mbyllura”.

Ne duam të shohim se statusi neutral i Ukrainës fiksohet në Kushtetutën e saj dhe duam garanci se nuk do të dislokohen në territorin e saj armë që janë në gjendje të ndryshojnë balancën e sigurisë në Europë

ka thënë Peskov.

Në terma të tjerë, zëdhënësi i Kremlinit ka bërë të qartë se Rusia do të kalojë në veprime ushtarake në shkallë të gjerë përkundrejt zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në Lindje, duke e rregulluar këtë në aspektin politik dhe juridik përmes një marrëveshjeje me Kievin, kuptohet nën presionin ushtarak.

Argumenti i Peskov nuk qëndron përderisa duke njohur dy republika që janë në territorin e Ukrainës, në fakt Rusia ka deklaruar se do të kalojë në rishikime territoriale faktike. Mirëpo në aspektin e sigurisë në kontinent, qasja ruse herët apo vonë do të merret parasysh edhe për një fakt që nuk mund të injorohet: zgjerimin e NATO-s në Lindje e nxit SHBA kryesisht dhe Britania e Madhe në koordinim me interesat e vendeve si Polonia, apo Republikat Balltike që kanë histori të ndërlikuar me Rusinë. Europa Perëndimore ngjan më indiferente në këtë drejtim dhe në të vërtetë ka qenë paaftësia e saj si dhe varësia nga SHBA, apo edhe ndrojtja nga një ndarje e re, që ka shtyrë në kohë diskutimin e një kuadri të ri të sigurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.