“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”

Postuar në 14 Shkurt, 2022 11:23

Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.

Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.

SHBA, Britania dhe BE-ja kanë kërcënuar të gjitha se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën. Moska, nga ana tjetër, vijon të ngulë këmbë se nuk ka ndërmend të sulmojë vendin fqinj, pavarësisht se SHBA thotë se në kufirin lindor janë vendosur rreth 130 mijë trupa ushtarake ruse.

Tatarintsev akuzoi SHBA-në dhe NATO-n për nxitje të tensioneve në Evropë. “Zgjerimi i NATO-s është kërcënimi më i madh për Rusinë”, thotë ai.

Rusia vijon të kërkojë me insistim garanci që NATO-ja nuk do të zgjerohet në Lindje të Europës, çka do ta bënte të pamundur anëtarësimin e vendeve si Ukraina në aleancën ushtarake perëndimore.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Sic doli Vicki Nuland kur shperndante biskota ne Mejdan te Kyiv dhe njekohesisht i thoshte njerit prej min te jashtem te shteteve Baltike ' ne p.dh te s'emes BE".
Kjo eshte gjuha qe regjimi i shtepise se bardhe perdor dhe merr vesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.