Dështimi fatlum i politikës italiane rizgjedh Mattarellan president
Politika italiane ka provuar edhe njëherë se shkëlqen vetëm kur dështon. Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Republikës pas dështimit nga Parlamenti për të gjetur një pasues të tij. Për pasoja drejtuesit e partive nuk kanë patur opsion tjetër veç t’i luten Mattarellës të pranojë rizgjedhjen të cilën e kishte refuzur.
Tetë raunde u deshën që politika italiane të varet te Mattarella të cilin e duartrokiti pas numërimit të votës së 505-të dhe që sot përfaqëson njeriun anti-krizë në republikën e krizave.
Add new comment