I akuzuar zyrtarisht se donte të vriste Aleksandër Vuçiç
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2022/01/8B7BA4FB-6395-4E46-B35B-96F98768CF67_2022_01_22_00.jpeg?itok=ZB3quiQ7)
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë informacione për përgatitjen e një tentative për vrasjen e presidentit, Aleksander Vuçiç.
Më 14 janar ne morëm infomacion përmes Europolit, nën etiketimin “urgjent” nga një shtet anëtar i BE-së. U informuam për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal synimi i të cilit është vrasja e presidentit të Republikës. Pas informacioneve fillestare, nisi një aksion intensiv për të përcaktuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate dhe u zbulua se Radoje Zvicer, një nga liderët e klanit Kavaç, ishte koka e tij
citojnë Vulin, mediat serbe.
Ministri ka shtuar se mbetet e panjohur nëse Zvicer ka marrë urdhër për vrasjen, apo ka vendosur vetë për një gjë të tillë. Raportimi i një informacioni të tillë pason disa qëndrime publike të forta të Vuçiç kundër dy klaneve malazeze që supozohet se kontrollojnë trafiqet në Serbi.
Add new comment