Një herpes i zakonshëm, shkak për sklerozën e shumëfishtë

Postuar në 14 Janar, 2022 14:23

Për herë të parë, shkenca ka një përgjigje për shkakun e sklerozës së shumëfishtë. Edhe pse jo përfundimtare. Sëmundja e rëndë e karakterit neurodegjenerativ, që prek moshën më vitale të popullsisë dhe në mënyrë të veçantë femrat, vjen si pasojë e kombinimit të disa faktorëve, si gjenetikë, edhe mjedisorë. Por shkenca nuk ka mundur deri tani të japë një përgjigje të qartë për mënyrën sesi ndërveprojnë këta faktorë.

Por një studim i kryer nga Health T.H. Chan School dhe i botuar në “Science” identifikon edhe një shkak tjetër. Prova të forta sugjerojnë se virusi Epstein-Barr mund të nxisë shfaqjen e sklerozës së shumëfishtë.

I njohur ndryshe si virusi EBV, ai është një lloj herpesi shumë i përhapur në popullatë - llogaritet se mund të prekë 95% të njerëzve - dhe në shumicën e rasteve nuk shfaq simptoma.

Studiuesit vunë re një përqindje të rritur të këtij infeksioni në popullatën e prekur nga skleroza e shumëfishtë, dhe disa vëzhgime - si prania e lartë e antitrupave kundër virusit, shfaqja e sëmundjes pas mononukleozës dhe në disa raste prania e virusit në lezione, shpjegojnë autorët - kanë bërë që EBV të konsiderohet si një shkaktar i mundshëm i sklerozës së shumëfishtë.

Statistikat treguan se të prekurit nga ky infeksion janë 32 herë më të rrezikuar. Megjithatë, mekanizmat e me të cilët vrusi dëmton sistemin nervor janë ende të paqartë. Ka një teori sipas të cilës EBV godet limfocitet B. Infeksioni i këtyre qelizave - të përfshira në sëmundje - mund të kontribuojë në ndryshimin e tyre, ose ndoshta shkrirja e proteinave virale me disa komponentë të sistemit nervor të shkaktojë një përgjigje anormale autoimune, siç është ajo që shihet te pacientët me sklerozë të shumëfishtë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.