Gjykata e Lartë rrëzon Biden për vaksinimin e detyrueshëm të bizneseve
Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi urdhrin për vaksinimin e detyrueshëm, lëshuar nga presidenti Biden për bizneset e mëdha. Sipas rregullit të rrëzuar nga gjykata, bizneset me më shumë se 100 punonjës duhej të vaksinonin punëtorët ose të paraqisnin teste për Covid-19 çdo javë. Kjo do të përfshinte të paktën 80 milionë punonjës.
Gjykata u përqëndrua në rregulloret federale të lidhura me pandeminë, ndërsa Omicron i ka rritur rastete në vendin me më shumë se 845 000 vdekje nga COVID-19 deri tani. Gjykata argumentoi se rreziku që COVID-19 paraqet në mënyrë specifike në vendin e punës, është I krahasueshëm me atë që mund të vijë nga krimi dhe rreziqet e ndotjes me të cilat përballen individët kudo. Sipas Gjykatës së Lartë amerikane, rregulli që prek bizneset e mëdha, i lëshuar nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA), nuk ishte një përdorim i zakonshëm i pushtetit federal.
“Është përkundrazi një cenim i rëndësishëm i jetës – dhe shëndetit – të një numri të madh punonjësish”, citohet gjykata nga BBC.
“Të lejosh OSHA-n të rregullojë rreziqet e jetës së përditshme – thjesht sepse shumica e amerikanëve kanë punë dhe përballen me të njëjtat rreziqe ndërsa janë në orar – do të zgjeronte ndjeshëm autoritetin rregullator të OSHA-s pa autorizim të qartë të Kongresit”, shtoi gjykata. Ndërkohë, u la në fuqi urdhri i Biden për vaksinimin e rreth 10.3 milionë punëtorëve të kujdesit shëndetësor në 76 000 objekte, përfshirë spitalet dhe azilet.
Add new comment