Presidenti turkmen: Gjeni një mënyrë të shuani kraterin Darvaza
Lideri i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhamedovka urdhëruar ekspertët të gjejnë një mënurë për të shuar “zjarrin e përjetshëm”, ose krateri Darvaza në shkretëtirën e Karakumit. Presidenti turkmen ka referuar shqetësime ekonomike dhe mjedisore nga një gropë që emeton gaz për 50 vjet.
Ne po humbasim burime të vlefshme natyrale për të cilat mund të marrim përfitime domethënëse dhe t’i përdorim ato për përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë
është shprehur ai në një dalje televizive.
Krateri u krijua në vitin 1971 për shkak të një aksidenti në punimet kërkuese të sovjetikëve. Për të shmangur ndotjen dhe përhajen e tymrave, sovjetikët vendosën të ndezin kraterin për djegur gazin që shpërtheu jashtë.
Ai është 70 m i gjerë dhe 20 m i thellë dhe sot përbën një detinacion turistik.
Add new comment